Sara u bë nënë për herë të dytë, Alketës nuk mund t'i shpëtonte ky detaj (FOTO LAJM)
Sara Hoxha është bërë nënë për herë të dytë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo me një
foto ku shfaqet me bebushin e porsalindur dhe
London Noorin.
Sara shkruan se vogëlushi ka ardhur në jetë
parakohe dhe se i kanë vendosur të voglit një emër unik, Roman. "Çmendurisht në dashuri me Roman-in tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa pritej por megjithatë 2.9 kg gëzim i pastër", shkruante
Sara.
Sara mori urime të shumta nga fansat e nga personazhe të njohur të ekranit, por mes tyre dallon komenti i veçantë i
Alketa Vejsiut.
"Keta bebat e tu jane te paduruar per te dale ne drite. Zoti ju bekofte.
Mrekullia vet", i komenton
Alketa duke na kujtuar kështu që edhe
London Noori lindi
parakohe tre vite më parë.
Shtuar më 12/10/2019,
ora 14:56