Sara në super formë pas lindjes, komenti i Ledrit i merr vëmendjen (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm 1 muaj që kur Sara Hoxha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë Poem Blu, e cila e ka ndryshuar totalisht atë sikundër na ka treguar edhe vetë bukuroshja shqiptare.

Përveç përkushtimit të saj ndaj të voglës, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme është fakti se Sara është rikthyer shumë shpejt në formë, duke patur një fizik që e kemi zili të gjitha.

Sara ka postuar dy foto në Instagram e veshur sportive por shumë e bukur dhe e ëmbël si gjithnjë teksa të gjithë e kanë komplimentuar për look-un.

Megjithatë, komentin më të bukur ia ka lënë sigurisht Ledri, i cili i ka shkruar “Gangsta mami”.

Të gjithë e kemi parë edhe më herët se ky duket të jetë një nga epitetet e preferuara të reperit për Sarën, pasi e quan shpesh kështu në rrjetet sociale.

Kujtojmë se me këtë epitet Ledri quan edhe vajzën në këngën e tij “Si baba” dedikuar të bijës Ledri thotë:

Zemër ty t’kam shpirt. Princesha babit, ty t’kom G! Ty t’kom n’ekip.

Disa javë para se të vinte në jetë Poem Blu, mami Sara dhe babi Ledri u zhvendosën në Gjermani për të mirëpritur në jetën vajzën e tyre të parë. Për ata që nuk e dinë, familja e Sarës jeton në Gjermani dhe po ashtu edhe ajo ka jetuar dikur aty.

Kështu, të gjithë po pyesnim nëse ata do jetojnë atje përgjithmon apo do kthehen në Kosovë? Këtë përgjigje ende nuk e kemi marrë, por prej ditësh Ledri ndodhet në Kosovë. Dhe me sa kemi kuptuar ndodhet pa Sarën dhe Poemën.
Shtuar më 20/01/2021, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori