Sara lumturon ditën e lindjes së Ledionit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ledion Liço, sot feston ditwlindjen. Dashurinë që po jeton me vajzën e themeluesit të Top-it, Sara Hoxha, prej kohësh e ka bërë publike. Shumë arsye që me të drejtë e bëjnë të ndihet i bekuar.

Në këtë ditë speciale natyrisht që nuk mund të mungonte një urim edhe nga partnerja e tij, Sara Hoxha. Trashëgimtarja e “Top Channel”, ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me Ledionin dhe e ka shoqëruar me një urim mjaft emocionues, që me siguri e ka bërë moderatorin e njohur të ndihet në qiellin e shtatë.

“Gëzuar ditëlindjen e një babai të mrekullueshëm dhe një partneri akoma më të mrekullueshëm se aq. Unë festoj me ty çdo ditë! Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës time krah teje…”, ka shkruar Sara në dedikim e saj kushtuar Ledionit me rastin e ditëlindjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori