Tronditet Gramshi/ Sherri mes nxënësve përfundoi në tragjedi, një i vdekur dhe një i plagosur (detajet)

Qyteti i Gramshit është tronditur këtë të martë, si pasojë e një konflikti që ndodhi mes adoleshentësh pranë shkollës “Asllan Shahini” ku mbeti i vrarë nxënësi i klasës së nënët, Fatjon Bici.

Në konfliktin e dhunshëm me thika u përfshinë 5 nxënës të klasës së nëntë, ku për pasojë mbeti i vdekur njëri prej tyre.

Sakaq burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e ngarje e as motivi i konflktit të përgjakshëm./albeu.com/