Sara Hoxha bën rrëfimin e papritur por bëhet menjëherë pishman

Pëlqej
Pyetjet në "Instagram" janë kthyer në trend së fundmi dhe thuajse të gjithë e kanë provuar të paktën një herë.

Ditën e sotme edhe Sara Hoxha i ka lejuar ndjekësit t'i bëjnë pyetje, pasi Lori e kishte detyruar.

"Ke kaluar ndonjëherë ankth/depresion? Nëse po, si ta luftosh?", e pyeste një ndjekëse Sarën.

"Luftoj me ankthin thuajse çdo ditë. Disa ditë janë më mirë se të tjerat.

Të pasurit një fëmijë në fakt më ndihmon ta përballoj më mirë duke qenë se kam dikë për tu fokusuar", iu përgjigj Sara, shkruan Xing.

Mirëpo vetëm pas pak minutash, ajo e fshiu postimin. Nuk dihet çfarë e ka bërë Sarën të pendohet. /albeu.com/


Shtuar më 18/07/2018, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori