Taulant Muka është personi që bëri bujë duke akuzuar ish-zv.ministrin e
Arsimit, Ervin Demo për plagjiatur, ku më pas mori edhe postin e tij.
Por "aventura" e Taulantit në postin e zëvendësministrit të
Arsimit nuk ka zgjatur shumë, pasi ditën e sotme ka dhënë
dorëheqjen.
Sipas tij, ai nuk e ka gjetur të përshtatshëm
modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e
Arsimit Sportit dhe Rinisë, dhe për këtë ka paraqitur
dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama.
“I nderuar z. Kryeministër,
Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në
modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e
Arsimit,
Sportit dhe Rinisë, ju paraqes
dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të
Arsimit,
Sportit dhe Rinisë”, shkruhet në letrën e Mukës. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018,
ora 16:36