Samsung sjell telefonin Z1 me sistem Tizen OS (FOTO LAJM)

Samsung ka prezantuar modelin e tij të ri të telefonit që bazohet në sistemin e saj operativ Tizen OS, Z1. Sipas Samsung sistemi operativ Tizen ofron një performancë të mirë dhe ristartim të shpejtë, ndërsa Z1 ofron procesorin 1.2GHz dual-core, 768 MB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB.

Telefoni ofron ekranin me 4-inç në 800×480 piksel, kamerën e pasme me 3.1MP dhe kamerën e përparme me 640×480 si dhe baterinë me 1,500mAh.

Ndërkohë ky është modeli që ka dalë në treg fillimisht për përdoruesit indianë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori