E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Samsung plane për seri tabletësh Galaxy Note dhe Tab (FOTO LAJM)

Tableti Galaxy Tab AL
Samsung po punon për krijimin e një serie të re tabletësh Galaxy Note dhe Tab në katër kategori. Këto modeleve tabletësh do të jenë në disa linja numrash.

Galaxy Tab AS i vogël, (SM-T350/351) dhe Galaxy Tab AL i madh (SM-T550/T551) do të jenë pasardhësit e Galaxy Tab 4.7.0 dhe Galaxy Tab 4.10.1, respektivisht.

Sipas SamMobile, tabletët SM-P350/351 dhe SM-P550/551 me Wi-Fi dhe kartë SIM do të jenë pajisje me parametra mesatarë tek seritë Galaxy Note.

Tableti SM-P350/351 mund të ketë ekran 7 inç-8 inç, ndërsa SM-P550/551 do të ketë ekran më të madh, 10 inç ose 12 inç. Gjithashtu këto janë tabletë që do të kenë të instaluar istemin operativ Android 5.0 Lollipop.

Ndërkohë pritet që këto tabletë të prezantohen gjatë muajit të dytë ose të katërt të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori