Samsung Galaxy S7 prezantohet më 10 qershor (FOTO LAJM)

Samsung së fundmi ka publikuar detajet e versionit ActiveGalaxy S7. Telefoni do të vijë me ekranin 5.1-inç QHD Super AMOLED, procesor Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe sistem operativ Android 6.0 Marshmalloë.

Gjithashtu pritet që të ketë bateri të fuqishme 4000mAh, një e treta më shumë se modeli standard S7, ndërsa përsa i përket kamerës, telefoni do të ketë kamerë prapa 12MP dhe 5MP për ‘selfie’ si te telefonat S7 dhe S7 edge.

S7 Active, që është version rezistent ndaj ujit, është 185 gramë i rëndë dhe 9.9 milimetra i hollë. Ai pritet të lansohet më 10 qershor. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori