Samiti i Energjisë, Jahjaga merr pjesë në hapjen zyrtare (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror të Energjisë “World Future Energy Summit”, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.



Presidentja Jahjaga në ceremoninë e hapjes së Samitit u shoqërua nga ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Dardan Gashi. Gjatë punimeve të Samitit, Presidentja Jahjaga, zhvilloi takim miqësor me Presidentin e Francës, Francois Hollande.

Jahjaga pati një takim të veçante me Mbretëreshën Rania Al Abdullah të Mbretërisë Hashimite të Jordanis, si dhe pati një takim me kryeministrin ne Republikës së Malit të Zi Milo Gjukanoviq. Samiti Botëror që po zhvillohet në Abu Dhabi trajton çështjen e energjisë dhe të ujit me qëllim të sigurimit të përparimit dhe mirëqenies njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian