“Zbardhet” Kina, dëbora mbulon qytete të tëra duke shkaktuar edhe problematika (FOTO LAJM)

Kina është përfshirë nga një i ftohtë ekstrem ditët e fundit.

Nga i ftohti i madh i këtyre ditëve, bora ka mbuluar disa qytete atje, përfshirë edhe Pekinin.

Si rrjedhojë, autoritetet thonë se kanë anuluar të gjitha fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizjet e trenave. Temperaturat kanë rënë nën zero, e të ftohtit vetëm sa vjen e po rritet nga perëndimi në lindje. Në Pekin, qytetin më të afërt të Tyengin në verilindje, ka pasur reshje bore.

Instituti hidrometeorologjik i këtij vendi ka alarmuar me ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive të fuqishme. Janë mbyllur dhjetëra autostrada, duke bërë që të anulohen edhe shumë linja të autobusëve dhe qindra fluturime nga dy qytetet më të mëdha kineze./albeu.com/

 

 


Shtuar 7.11.2021 15:45