Abuzoi dhe la shtatzënë 20-vjecaren, habit gruaja e fierakut: E arrestuan vetëm për drogë

Një ngjarje e rëndë u bë publike ditën e sotme në Fier ku në pranga u vu 56-vjeçarin Petrit Arapi nga Roskoveci. Arrestimi i bërë ditën e djeshme, u ekzekutua pasi dyshohet se Arapi ka abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjecare, e sëmurë me probleme mendore. Burimet bëjnë me dije se pas ekzaminimit, mësohet se e reja është shtatzënë.

Në një prononcim për albeu.com, bashkëshortja e Arapit mohon një akuzë të tillë, duke deklaruar se policia e ka arrestuar bashkëshortin e saj por për drogë.

“Unë nuk di gjë për këtë që thoni ju. Erdhi dje policia dhe kërkoi në shtëpi për drogë. Pastaj më thanë që e morën burrin se kishin gjetur drogë tek tokat. Nuk kam dijeni për këtë akuzë dhe ne nuk kemi një fqinje me aftësi të kufizuara këtu”, u shpreh ajo.

NJOFTIMI I POLICISË MBI ARRESTIMIN E ARAPIT:

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 7.08.2021 13:36