Salla e mbledhjeve të qeverisë ndryshon "look" (FOTO-LAJM)

Salla ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë ndryshon look. Me ardhjen e kabinetit Rama i cili zhvilloi mbrëmë mbledhjen e parë, kanë ndryshur edhe disa nga përbërësit e kësaj salle.

Tavolina e mbledhjes ka ndryshuar formë por edhe madhësi për shkak të numrit më të madh të ministrave. Prej saj janë hequr komjuterat që ishin vendosur aty më parë. Ato që nuk janë ndryshuar janë karriget e tovolinës të cilat do të jenë po ato. Një ndryshim që vihet re është edhe heqja e fotografisë së Presidentit Nishani e cila është zëvendësuar me atë të Ismail Qemalit.


Ky set fotosh nga Jutta Benzenberg, fotografja e talentuar që punon pranë kryeministrit të ri, na sjell ndryshimet që kanë ndodhur në sallën e mbledhjeve. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori