Salianji nxjerr fotot me urgjencë: Takimi im me Ahmetajn (FOTO LAJM)

Nxjerrja e një fotoje ku duken deputeti i PD Ervin Salianji si edhe ish-ministri i shumë përfolur për afera korruptive Arben Ahmetaj ka shkaktuar mjaft debate në publik, por edhe paranoja tek partitë politike.

Kjo, për faktin se takimi i tyre zhvillohet në një kohë mjaft delikate të raporteve opozitë-maxhorancë.

I prekur nga kjo, Salianji ka publikuar pamje të kamerave të lokalit ku janë fotografuar bashkë duke shpjeguar se Ahmetaj u ul aty ndërkohë që demokrati ishte në një takim me gazetarin Edi Manushi. /albeu.com/

Shtuar më 13/02/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori