E rëndë në Tiranë, e reja humb jetën 4 ditë pas lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni”

Një 29-vjeçare ka humbur jetën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiran, vetëm katër ditëpas lindjes.

Mësohet se e reja ka lindur në mënyrë natyrale një foshnjë rreth 5 kg. Ajo ka qëndruar në maternitet dhe 24 orë pas lindjes ka kërkuar me vullnetin e saj të largohet nga spitali.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ka shfaqur probleme me debulesën dhe dje pasdite kishte shkuar sërish në maternitet ku dhe ishte reaminuar, por nuk ka arritur të mbijetojë, duke humbur jetën sot.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një grua nga Elbasani humbi jetën vetëm pak orë pas një aborti në maternitetin e qytetit, pas komplikacioneve shëndetësore, ndërkohë që mjeku dhe anestezisti janë vënë nën hetim./albeu.com