Pas propozimit për martesë Xheni sakrifikon për dashurinë, merr vendimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj na habiti të gjithëve me një foto të shkëputur nga ditëlindja e saj.

Bukuroshja zbuloi se atë ditë kishte marrë propozim për martesë dhe sigurisht që ajo kishte thënë “po”.

Më tej zbuloi se prej 2 vitesh një djalë shqiptar i kishte rrëmbyer zemrën dhe lidhja ishte bërë edhe familjare.

Xheni nuk zbuloi identitetin e tij, megjithatë duke qenë se ajo jeton në Itali dhe i partneri misterioz në Shqipëri, njëri prej tyre duhet të sakrifikojë për hir të dashurisë.

Mesa duket këtë sakrificë e ka bërë Xheni, e cila ka zbuluar për ndjekësit e saj se nuk do të ikë më në Itali.

Ish-banorja ka jetuar për shumë vite në Itali dhe e gjithë familja e saj ndodhet në këtë shtet.
Shtuar më 05/10/2019, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori