“Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç”, Luiz Ejlli i kthehet si asnjëherë ndjekësit

Epo duket se emri i Luiz Ejllit do dëgjohet shpesh edhe për një kohë të gjatë, pas interesi publik mbetet i lart edhe pas përfundimit të BBV.

Ai gjen kohë të jetë herë pas here aktiv edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku komentet janë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Mes mijëra komenteve pozitive, Luizit i kapi syri një koment jo fort dashamirës.

“Ça të bën leku, të zbukuron. Kur ishe pa lekë dukeshe si 60 vjeç.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Luizi ia kthen:

“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, duke ia mbyllur gojën komentuesit.

Epo, Luizit s’i kanë munguar asnjëherë batutat dhe përgjigjen e shpejta, e s’mund të mungonin as në këtë rast!