Sajon vdekjen e vet pasi kishte frikë nga martesa (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një 23 vjeçar i tmerruar nga fakti se shumë shpejt do të martohej, kishte shpikur faktin se ai kishte vdekur. Kjo histori e vërtetë i ka ndodhur një çifti të ri, të dy nga 23 vjeç, e ku në këtë përballje, djali ishte ai frikacaku.

Ai e kishte frikë martesën, ndaj u shtir sikur ishte i ati dhe mori guximin për të komunikuar me të dashurën dhe ti thoshte se djali ka vdekur. Tashmë historia e dashurisë ka përfunduar, e ndërsa e reja mendon se ka shpëtuar nga një mankth.

Tucker Blandford nga Konektikat i SHBA, pak ditë para ceremonisë martesore të parashikuar për të premten që kaloi me të fejuarën Alex Lanchester, mori guximin për të shpikur vdekjen e vete.

Ai mori në telefon të fejuarën britanike, duke u hequr si babai i tij për ti dhënë lajmin e dhimbshëm. 23-vjeçarja britanike e tronditur nga ky lajm, mori sërish në telefon prindërit amerikanë të të fejuarit të saj, për t’i shprehur ngushëllimet. Këta të fundit, të habitur nga telefonata i thanë se djali i tyre ishte gjallë dhe shëndoshë e mirë. Alex thotë se tashmë gjithçka ka përfunduar dhe se vështirë të rikthehet në një marrëdhënie me Tucker.

“Gjithçka që kam ofruar ka qenë dashuria për të, por tani jam e lodhur nga talljet e tij dhe jam e lumtur që e hoqa qafe”, thotë ajo. Nga ana tjetër, djali pranon fajin duke thënë se ishte i tmerruar nga fakti që do të martohej. Sipas tij, ky akt u morr pasi ai ishte i trembur, ndërsa pranon se është një njeri i keq. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori