Makina përplas motorin në Tiranë, plagoset 61-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Tiranë mesditën e sotme ku ka mbetur i plagosur një 61-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:25, në Fushë Prezë. Mjeti me drejtues D. M., 45 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin C. Ch., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 26.08.2023 13:59