Saimiri e eliminoi nga "Love Story", nuk ndalet Ariana: Nuk ka mbaruar (FOTO LAJM)
Saimiri eliminoi mbrëmjen e djeshme nga "Love
Story", Arianën, vajzën me të cilën pati një takim me skena romantike. Mirëpo
Saimiri është shprehur se mes tij dhe Arianës nuk ka më shumë se tërheqje fizike dhe për këtë arsye vendosi ta eliminonte.
Pas eliminimit,
Ariana publikoi një foto të saj në Instagram duke falenderuar të gjithë dhe duke premtuar se nuk do të ndalet dhe
rrugëtimi i saj në televizion nuk ka
mbaruar.
"Dua t'ju falenderoj nga zemra për mesazhet dhe komentet e pafundme që kam marr që nga fillimi i këtij
rrugëtimi e deri sot! Jam mirënjohëse të gjithë stafit, bashkëpunëtorëve, miqëve dhe mbështetësve të mi! Jam shumë e lumtur që kam fituar simpatinë dhe zemrën e mijëra njerëzve dhe ju premtoj që
rrugëtimi im nuk ka
mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar", shkruan
Ariana.
Shtuar më 12/01/2021,
ora 13:11