Ukrainasit zënë rob dhe “zhveshin” dy ushtarë rusë (FOTO LAJM)

Teksa ditën e sotme kanë nisur konfliktet mes Rusisë e Ukrainës, të dyja palët në luftë raportojnë se janë në avantazh kundrejt njëra-tjetrës.

Ukraina deri më tani thotë se ka vrarë mbi 50 ushtarë rus dhe ka rrëzuar rreth 6 helikopterë e avionë.

Por nga ana tjetër, Rusia pretendon se lajmet e shpërndara nga Ukraina janë të pavërteta. Sulmeve ruse nuk i kanë shpëtuar as popullsia civile e Ukrainës, pasi predhat e raketat kanë rënë mbi banesat e qytetarëve.

Ndërkohë, mes këtyre sulmeve ruse, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi ku duket se ushtarët ukrainas kanë zënë rob dhe çarmatosur dy ushtarë rus.

Fotografitë janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale./albeu.com/