Sa turp! Rudina sulmon Metën për Kryemadhin
Rudina Hajdari e nisi ditën sot me një sulm ndaj Presidentit Meta duke thënë se është turp që ai priti Vasilin në pritjen për partitë politike dhe jo Kryemadhin.

"Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm", shkruan Rudina në Tëitter duke ngjallu reagimin e Presidencës.

"I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton "heshtjen zgjedhore" të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun”, i përgjigjet zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi-Hajdarit.
Shtuar më 29/06/2019, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori