Sa në Kosovë sa në Shqipëri, ku po e xhirojnë klipin Luana dhe Faydee (FOTO LAJM)

Bashkëpunimi i fundit do të jetë ndër më të rëndësishmit në karrierën e Luanës si këngëtare.

Moderatorja shqiptare po përgatitet për të sjellë hitin e ri në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Dyshja momentalisht po xhiron klipin i cili me sa duket do të jetë shumë veror. Këngëtari publikoi dje një foto nga Prishtina, ku shkruante në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!”

Ndërkohë sot, Faydee ndodhet në Vlorë, nga ku na ka dhuruar disa pamje fantastike të detit.

I veshur me një këmishë të zezë të zbërthyer në pjesën e gjoksit, Faydee, duket mjaft tërheqës në foton e fundit në Instagram ku ka etiketuar Vlorën.

Nuk e dimë sesi duket Luana, pasi këngëtarja ka mbetur disi e rezervuar sa i përket këtij projekti.

Shpresojmë të kemi pamje sa më shpejt!
Shtuar më 09/07/2019, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori