Sa kushton ndryshimi i një logoje! (FOTO LAJM)

BP: 211,000,000 dollarë
Logoja është elementi kryesor i identitetit institucional të një marke. Zgjedhja e logosduhur krijon avantazh të theksuar për një markë. Logoja ndonjëherë mund të jetë e thjeshtë e ndonjëherë më komplekse, ashtu siç mund të kushtojë shumë apo edhe të bëhet pa kosto fare.

Logoja duhet të kujtojë markën edhe nëse emri i markës nuk është i shënuar. Shumica e logove të suksesshme janë të thjeshta, të qarta dhe zakonisht dy ngjyrëshe. Zgjedhja e logos së gabuar përveç dëmtimit të imazhit, ajo do t’i sjellë një dëm të madh ekonomik markës nëse e njëjta do të vendoset për t’u ndryshuar. Por logot nuk ndryshohet kur janë të papërshtatshme, por edhe për të rifreskuar imazhin si dhe për të pasqyruar filozofinë e re të kompanisë.

Sipas portalit të marketingut Campaign.al, kompania e fundit që ka ndryshuar logon është ajo e Microsoft, e cila akoma nuk ka publikuar koston financiare të ndryshimitlogos në të gjitha shtetet.

Fatkeqësisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kompanitë nuk i japin rëndësinë e duhur zgjedhjet së logos e as ndryshimit të saj në kohën e duhur.

Në fotogalerinë e mësipërme ju ftojmë të shihni kostot e (ndryshimit të) logove të disa prej markave të nohura, sipas kërkimit të bërë nga campaign.al.
Shtuar më 07/09/2012, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori