Sa ka kushtuar filmi “Dy gisht mjaltë”? (VIDEO)
Që të gjithë e kemi pyetur veten sesa ka kushtuar filmi i ri i Ermal Mamaqit.

Por për të gjithe kuriozët, Ermali ka vendosur ta zbulojë vetë shifrën e lartë të realizimit të filmit.

I ftuar te Rudina ai madje ka zbuluar, që filmi shumë shpesh mund të jetë edhe në Netflix.

Filmi besoj do bëj histori në Shqipëri, më duhet ta them këtë. Shpeshherë ne që çojmë shumë njerëz në kinema konsiderohemi si komercialë, ose si diçka pa vlerë.

Por në këtë rast unë i dola së keqes para dhe mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë.

Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur.

Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”, tha Mamaqi.
Shtuar më 29/03/2019, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori