Serbia dhe
Rusia janë duke u përgatitur për një stërvitje të madhe të përbashkët të quajtur "Mburoja sllovene".
Mediat serbe raportojnë se në kuadër të kësaj stërvitjeje, ushtria ruse ka dërguar pranë Beogradit
raketat S-400 si edhe ato "Panstsir", të cilat do të përdoren ndaj objektivave imagjinar, raporton Albeu.com.
Kjo është hera e parë që
Rusia nxjerr
raketat e saj
S-400 dhe "
Pantsir" për një stërvitje, në të cilën do të marrin pjesë forcat ajrore dhe këmbësoria serbe.
Stërvitja bëhet në një kohë kur rajoni ka filluar të armatoset, ndërsa më parë presidenti serb Vuçiç theksoi se serbët po ndjekin nga afër këtë proces.
Serbia ka marrë nga
Rusia sëfundmi disa avionë Mig-29 dhe helikopterë ushtarakë. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2019,
ora 12:10