Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë.
Siç shihet në foto, katër automjete janë përfshirë në aksident, në zonën e ish-parkut të autobusëve në Kryeqytet.
Nuk dihet nëse si pasojë e përplasjes ka pasur të lënduar, teksa pritet njoftimi i policisë për të mësuar shkaqet e ngjarjes.
Më herët një aksident ndodhi pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, pasojë e të cilit u bë lagështira në rrugë. /albeu.com