Pesë këshilla për tu zgjuar herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele.

Disa thonë se është e pamundur të zgjohesh herët dhe të jesh në humor të mirë. Megjithëse shumë prej nesh e konsiderojnë zgjimin herët në mëngjes si një sfidë të vërtetë, nuk ka pse të jetë aq e vështirë.

1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët
Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër. Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë.Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qënë produktivë dhe të suksesshëm në punë.

2-Harroni që ekziston butoni “Snooze” për të shtyrë alarmin çdo 10 minuta
Po ju bie alarmi? Atëherë zgjohuni menjëherë. Pa justifikime.Nëse e shtyni atë për 15 minuta më shumë dhe sakrifikoni kohën e mëngjesit nuk do ju ndihmojë. Si rezultat do bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë më e vështirë për tu zgjuar.

3-Një cikël me 4 orë gjumë nuk mjafton
Në mëngjes do të ndjeheni tmerrësisht keq. E garantuar. Është e domosdoshme të shtriheni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtin orar çdo ditë. Nuk duhet të flini më pak se 6-8 orë gjumë gjatë natës.

4-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati
Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të filni sërish. Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.

5- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë
Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.