Forcat e Armatosura Ukrainase: Kemi goditur 7 objektiva ruse

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar mëngjesin e sotëm përditësimin e tyre ditor, në ditën e 26-të të pushtimit:

Ata thonë se Forcat Ajrore të Ukrainës goditën shtatë objektiva ruse më herët të dielën – një avion, katër mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy raketa lundrimi.

“Pozicioni dhe natyra e veprimeve të forcave të mbrojtjes nuk kanë ndryshuar ndjeshëm”, gjatë ditës së kaluar”.

Forcat e Armatosura thonë se ka pasur një rënie në intensitetin e përdorimit të avionëve të drejtuar nga Rusia, por se ajo ka përdorur mjete ajrore pa pilot për të vlerësuar efektivitetin e sulmeve.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk thuhet se po kryhen masa mobilizimi të detyruar nga forcat ruse./albeu.com


Shtuar 21.03.2022 07:40

Tags: ,