Rrugët e lagjeve shqiptare në Kumanovë të mjerueshme, revoltohen banorët (FOTO LAJM)

Gjendja e rënduar në rrugët e qytetit të Kumanovës, më konkretisht në Lagjen e Trimave ka bërë që banorët të revoltohen dhe të kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Foto të gjendjen se mjerueshme të rrugëve po shpërndahen në “Facebook” nga banorët e Kumanovës, të cilët shprehen se janë të revoltuar nga neglizhenca e autoriteteve.

Qytetarët bëjnë përgjegjës politiken nga përfaqësuesit shqiptarë për mosreagimin, informon Lajmpress.

Nga Komuna e Kumanovës kanë qenë të pakapshëm për të shpjeguar gjendjen e mjerueshme në lagjet me shumicë shqiptare./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori