Rrjeti shpërthen ndaj kompanisë që nxorri me shkelma udhëtarin nga avioni (FOTO & VIDEO)
I gjithë rrjeti ka shpërthyer në ironi ndaj kompanisë amerikane "United Airlines" pasi nxorri me dhunë një pasagjer gjatë ditës së dielë për shkak se ishin rezervuar më shumë vende nga sa kishte kapacitet avioni.

Kompanitë ajrore aplikojnë shitjen e biletave përtej kapaciteteve të avionëve për të parandaluar anulimet e minutës së fundit duke minimizuar humbjet. Në rastet kur nuk ka anulime, ato u ofrojnë shpërblime pasagjerëve që zgjedhin të mos fluturojnë atë ditë duke zgjedhur një moment tjetër, shkruan Albeu.com.

E njëjta gjë ndodhi të dielën, kur një ndër avionët e kompanisë "United Airlines" ishte i mbi mbushur dhe kompania kërkoi katër vullnetarë që të fluturonin të nesërmen duke ofruar edhe 800 dollar dëmshpërblim si edhe qendrim në hotel.

Pasi nuk doli asnjë vullnetar, kompania përzgjodhi katër udhëtarë me short që duhej të dilnin, por dy prej tyre nuk pranuan duke bërë që në bord të hipnin policë dhe ta nxirrnin atë me forcë jashtë duke shkaktuar panik tek pasagjerët e tjerë.

Pamjet bënë xhiron e botës dhe kompania tashmë është bërë objekt talljesh në Twitter dhe Facebook. /Albeu.com/

Rrjeti shpërthen në ironi ndaj kompanisë ajrore që nxorri me shkelma udhëtarin nga avioni (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 11/04/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori