Lufta “devijohet” në Rusi, hidhet “në erë” fabrika e armëve 700 milje larg Moskës (VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e tretë të saj, duket se sulme po organizohen edhe brenda territorit rus.

Një shpërthim ka goditur një fabrikë armësh brenda Rusisë duke lënë dy persona të vdekur, mbrëmjen e djeshme.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, postoi në Twitter pamjet nga të cilave pretendon se shihet fabrika e armëve në Perm, 700 milje në lindje të Moskës, e cila është djegur plotësisht.

Nga ana tjetër Rusia pranoi se një zjarr kishte rënë në fabrikë rreth orës 20:00 të së dielës, por nuk tha se çfarë e shkaktoi. Ky shpërthim vjen në vazhdën e një sërë zjarresh dhe shpërthimesh në objektet ushtarake të cilat mendohet se i orkestron Kievi, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar. Fabrika e Perm përdoret për të prodhuar raketa për sistemet e artilerisë ruse që përdoren për të bombarduar qytetet dhe trupat ukrainase.

Shpërthimi erdhi pasi Ukraina publikoi sot pamjet që tregojnë tanket polake që mbërrijnë në vend ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me luftën në Donbas. Varshava i ka dhuruar Ukrainës më shumë se 200 tanke të epokës sovjetike T-72.