Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka reaguar pozitivisht gjatë 9 mujorit 2018 me një rritje të
numrit të
kontratave të sigurimeve me mbi 6.44% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje të
numrit të
kontratave kanë pasur sigurimi nga aksidentet dhe sëmundjet, përgjegjësive ndaj palëve te treta,
sigurimet motorike, marinë, aviacion, transport,
sigurimet nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë, përgjegjësisë civile, krediti dhe garancia.
Ritmet më të larta të rritjes së
numrit të
kontratave i kanë pasur
sigurimet motorike me përkatësisht 25.36% dhe
sigurimet marinë, aviacion dhe transport me 18. 56 %.
Gjatë
periudhës janar – shtator 2018 është vërejtur një rritje mbi 10 % e
numrit të
kontratave për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë, krahasuar me të njëjtën periudhë te vitit 2017.
Kjo rritje e tregut tregon një ndërgjegjësim të shtuar, sidomos të bizneseve për disa nga këto sigurime.
Shtuar më 30/10/2018,
ora 15:05