Rriten pagesat e dëmshpërblimeve për aksidentet, revolucioni që po ndodh tek AMF (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në intervistën e tij të parë në media pasi u zgjodh në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi deklaroi se do të shihte me prioritet pagesat e prapambetura ndaj qytetarëve që kishin pësuar dëmtime prej aksidenteve të makinave të pasiguruara.

Ishte një problem mjaft i mprehtë pasi prej vitesh pagesat ose vijonin ngadalë ose në raste të caktuara ishin ndëprerë fare duke shkaktuar një borxh kolosal.

Duket se një vit pasi erdhi në detyrë, Ervin Koçi ia ka dalë pavarësisht presion të madh nga kompanitë e sigurimeve.

Gjatë raportimit të bërë sot para Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Koçi theksoi se deri në datë 10 shtator 2018 shoqëritë e sigurimit kanë kryer 59 % pagesave të dëmeve të prapambetura nga Fondi i Kompensimit, që në vlerë absolute arrin në rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime, të cilat janë marrë nga qytetarët e dëmtuar.

Gjithashtu, shoqëritë e sigurimit kanë lidhur marrëveshje për të paguar me këste të nënshkruara me palët përfituese/përfaqësuesit ligjor edhe për shlyerjen e detyrimeve në vlerën prej rreth 303 milionë lekë.

Në anën tjetër, AMF, pas ndryshimit të Rregullores në muajin korrik 2018, ka shpërndarë te shoqëritë praktika për shlyerje detyrimesh në vlerën e mbi 95 milionë lekëve.

Kjo ecuri pozitive në pagesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme të Bordit të AMF-së për pagesën e menjëhershme për detyrimet e prapambetura që janë të ekzekutueshme dhe
miratimin e Fondit të Kompensimit për dosjet që janë në proces trajtimi, ose gjyqësor.

"Në muajin nëntor 2017, u miratua një shtesë në Fondin e Kompensimit të vitit 2017, me vlerë 250 milionë lekë, e cila nuk vinte si propozim nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Byrosë.

Ndërsa në korrik 2018 Bordi miratoi një tjetër shtesë të Fondit të Kompensimit prej rreth 182 milionë lekë, nisur nga vendimet e gjykatave të formës së prerë.

Fondi i Kompensimit i miratuar nga Bordi i Autoritetit për vitin 2018 arrin në rreth 1.68 miliardë lekë dhe ky Fond i miratuar nga AMF është më shumë se ai i 3 viteve të marra së bashku, 2014– 2016.

Nga ky fond i miratuar 923 milionë lekë janë detyrimet e prapambetura të cilat janë për t’u ekzekutuar dhe rreth 745 milionë lekë janë për ngjarjet e sigurimit në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë.

Grafiku pasqyron ecurinë e Fondit të Kompensimit të miratuar nga Autoriteti për periudhën 2014-2018", theksoi Koçi para deputetëve.

Ai u shpreh se AMF edhe në vazhdim po merr një sërë masash lidhur me inspektimin në vazhdim të BSHS për ndjekjen e zbatimit të vendimeve të Bordit të Autoritetit.

Ndryshimet e ndodhura në BSHS me emërimin e drejtorit të ri dhe ndryshimin e rregullores “Për krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e Fondit të Kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve”, ndryshuar në korrik 2018, i dhanë mundësinë Autoritetit të bëjë ndarjen e dosjeve të prapambetura objekt i Fondin e Kompensimit në rastet kur nuk veprohet nga BSHS.

Ndërkohë, AMF ka rritur komunikimin me qytetarët dhe i fton ata në vazhdimësi që të komunikojnë me të si nëpërmjet nëpërmjet faqes zyrtare të AMF-së, ëëë.amf.gov.al, adresës elektronike [email protected] për të prezantuar shqetësimet e tyre dhe për të marrë informacion lidhur me ecurinë e dosjeve të tyre. AMF e ka mbrojtjen e konsumatorëve një nga objektivat e saj prioritarë.

Shtuar më 12/09/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori