Rusia gati të çojë botën në krizë urie, pritet të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit

Rusia është e gatshme të ndalojë eksportin e grurit dhe sheqerit.

Kjo mund të bëhet me qëllim për të ruajtur stabilitetin e tregut të brendshëm, pas sanksioneve të shumta nga Perëndimi.

Lajmin e bëri të ditur, sipas Interfax, zëvendëskryeministrja ruse Victoria Abramchenko në Telegram.

Abramchenko theksoi se ka miratuar “aktet e paraqitura nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë për ndalimin e eksportit të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar nga Federata Ruse deri më 31 gusht, si dhe atë të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor”.

Ministria e Bujqësisë tha për Interfax se ndalimi i eksporteve mund të hyjë në fuqi nesër.


Shtuar 14.03.2022 21:40