Babai i Nicole
Kidman ka humbur jetën aksidentalisht në
Singapor, pasi ka rënë nga shkallët në hotelin ku
ndodhej. Ndonëse ai u transportua me urgjencë në spital, policia raportoi se 80 vjeçari kishte ndëruar jetë.
Babai i aktores ka humbur jetën aksidentalisht në një hotel në
Singapor, ku
ndodhej për të vizituar vajzën e tij Antonia. Policia e Singaporit ka thënë se 80-vjeçari u dërgua në spitalin “Tan Tock Seng” ku më pas u deklarua se kishte ndëruar jetë.
"Dr.
Kidman ka rënë nga shkallët në dhomën e hotelit ku
ndodhej, pasi kishte konsumuar mëngjesin" raporton Australian Womens Weekly. D.
Kidman ishte një psikolog klinik në spitalin “Royal North Shore” dhe drejtues i departamentit të shëndetit mendor në “University of Technology” në Sidnei. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014,
ora 13:21