Rreth 60 milionë emigrantë nëpër botë (FOTO LAJM)

Numri i refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendit ka vazhduar të rritet gjatë vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të 2014-ës, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, UNHCR, 5.5 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Nga fundi i qershorit të vitit të kaluar ishte Pakistani që strehonte më së shumti refugjatë, 1.6 milionë njerëz. Pastaj vjen Libani me 1.1 milionë, Irani 982 mijë, Turqia 824 mijë, Jordani 737 mijë, Etiopia 588 mijë, Kenia 537 mijë dhe Çadi me 455 mijë.

Fundi i 2013-ës kishte regjistruar 51.2 milionë refugjatë në botë. Sipas UNHCR-së, ky numër i personave të zhvendosur nuk është regjistruar as në Luftën e Dytë Botërore.

Në gjysmën e parë të 2014-ës, 5.5 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre. Nga këto 1.4 milionë njerëz u larguan jashtë vendit të tyre, pjesa tjetër ka kërkuar strehë brenda kufijve të vendit të tyre, njofton UNHCR.

Komisari për Refugjatë bën thirrje për solidaritet. Numri i atyre që kërkojnë ndihmë është rritur brenda një viti në 3.4 milionë njerëz, deri në qershor të 2014-ës.

Numri i refugjatëve dhe i personave të zhvendosur ka arritur në nivelin rekord vitin e kaluar, tha Komisari i Lartë për Refugjatë, Antonio Guterres. Prandaj Guterres bëri thirrje për më shumë solidaritet ndërkombëtar.

UNHCR ndihmon një total prej 13 milionë refugjatëve. Grupi më i madh i refugjatëve, 3 milionë, vjen nga Siria dhe afganët me 2.7 milionë. Mbi 4 milionë refugjatë palestinezë nuk janë në kompetencë të UNHCR-së./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori