I infektuar me “Omicron”, Erdogan rezulton negativ

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka mposhtur Covid-19, vetëm 6 ditë pasi ai dhe bashkëshortja e tij u infektuar me variantin “Omicron”.

Mjeku personal i Presidentit, Serkan Topaloglou, ka deklaruar se nga dita e nesërme Erdogan do ti kthehet orarit normal të punës.

Profesori bëri të ditur se testet PCR të kryera nga presidenti i Turqisë në dy ditët e fundit rezultuan negative.

Rexhep Tajip Erdogan nesër pritet të falë namazin e xhumasë në Stamboll. Ai do të vazhdojë rrugëtimin nga ku e la dhe vizitën e parë jashtë shtetit do ta bëjë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 14 shkurt.


Shtuar 11.02.2022 08:55