Tefik Tashi vrau kunatën me sëpatë, flet babai i viktimës: Pati një debat të fortë me Almën dy ditë para ngjarjes

Dy ditë më parë ,Elbasani u trondit nga ngjarja e rëndë pasi Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren Alma Qevanin.

Gazetarja Anila Ahmataj nga vendi i ngjarjes ka përshkruar për emisionin “Me Zemër të Hapur” kronologjinë e ngjarjes.

Gjithashtu bashkëshortja e autorit të krimit dhe babai saj, kanë dhënë një intervistë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Babai i viktimës, Fatmiri ka treguar se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.

“Vetëm dy ditë më parë para se të ndodhte ngjarja ka pasur një debat të fortë, mes Tefik Tashit dhe kunatës së tij”, ka thënë ai.

Babai i viktimës, Fatimiri: “Tefiku erdhi nga puna dhe i thotë ku janë vajzat,. Ato ishin me delet. A e ka telefonin Alma pyeti me inat? I thamë nuk dimë gjë. Unë e pashë se çfarë mori. Por më vonë vajza tjetër më thotë baba, e vranë Almën, e pyes çfarë ndodhi? Më thotë e vrau sepse nuk hapi telefonin. Në datën 12 Alma thirri vajzën tjetër për të bërë punët, ky në atë moment Tefiku del në dritare dhe e shan me fjalë të rënda. Marrëdhënia e Almës me Tefikun nuk ka qenë e vështirë…”

Gazetarja gjithashtu tregoi se prindërit kishin zgjedhur të mos i largonin vajzat, por t’i kishin afër tyre.

“Ekonomia ka qenë e ndarë. Eva, bashkëshortja e Tefikut shumë kohë më parë, vinte nga një martesë e dështuar. Ish-bashkëshorti i saj i parë kishte jetuar vetëm tre ditë me të. Ai kishte fëmijë me nusen e vëllait, kishte katër fëmijë me nusen e vëllait , pasi kishte një lidhje të fshehtë me të . Dhe familja e Evës kur e morën vesh këtë e divorcuan. Eva ka pasur një jetë plot drama, dhe pikërisht ndodhi edhe kjo që është kaq e rëndë pasi humbi motrën pasi e vrau bashkëshorti që i dha gjithçka, shtëpinë, të gjithë pronat dhe ai i mori jetën, motrës së saj, raportoi gazetarja Anila Ahmataj./bw