E rëndë në Greqi, i riu shqiptar rrëmben bashkëshorten, e përdhunon dhe më pas e djeg

Foto ilustruese

Policia në Greqi është duke kërkuar nëpër të gjithë Peloponezin për të gjetur një shqiptar që dyshohet se i ka torturuar bashkëshorten e tij greke.

Sipas asaj që raportojnë mediat autori i dyshuar e rrëmbeu 28-vjeçaren grekeiat në vend, e më pas abuzoi më të seksualisht.

Shqiptari kishte parkuar automjetin jashtë banesës së bashkëshortes në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe e ka future në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup.

Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë.

Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte.

E tmerruar, 28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe që prej atëherë policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.


Shtuar 3.10.2022 12:08