Rrëfimi i djalit të viktimës nga i ftohti (FOTO LAJM)

Për disa ditë rresht familjarët e Ali Fetahut nga Talinovci i Ferizajt nuk kishin marrë asnjë lajm se ku ndodhej i afërmi i tyre, megjithëse e dinin se ai kishte marrë rrugën për në Gjermani.

Ata e dinin vetëm se i afërmi i tyre kishte marrë rrugën dhe nuk kishin më asnjë informacion për të.

Njëri nga djemtë e Aliut kishte ikur në Suboticë në kërkim të babait më 30 dhjetor, por pa mundur të gjejë informacione.

"Babai kishte ikur pa marrë pëlqimin as të miqve dhe as të familjarëve. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar që të ikë nga Kosova", thotë djali Selimi, transmeton Express.

Trupi i pajetë i Ali Fetahut ende nuk është kthyer në Kosovë, ndërsa, me te është duke u marrë Ambasada e Kosovës në Hungari dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori