Prekëse, Rozana Radi i kushton poezi nënës së saj të ndjer per ditën e lindjes (FOTO LAJM)

Rozana Radi ka publikuar mbrëmjen që shkoi një foto dhe një poezi të shkurtër dedikuar nënës së saj. Këngëtarja e njohur, ka vendosur që në ditën e lindjesnënës së saj, të shkruajë pak fjalë për të me gjithë emocionin dhe dhimbjen që ndjen si vajzë. “Nënës për ditën e saj të lindjes”, ka shkruar këngëtarja e njohur krahas poezisë.

Rozana njihet edhe si tekstshkruese e shumë këngëve, jo më kot këto vargje të publikuara prej saj kanë transmetuar shumë emocion, njësoj si këngët e saj. Kujtojmë se prindërit e Rozanës janë ndarë nga jeta kohë më parë dhe këngëtarja gjen gjithmonë hapësirë për të shkruar për ta dhe për t’i kujtuar në çdo ditëlindje dhe përvjetor.

Shtuar më 13/07/2019, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori