Roza Lati sulmon hapur emsionin e Megi Pojanit: I luajn fenë duke u fërkuar (FOTO LAJM)
Nëse mendoni që gocat e televizioneve kur kanë ndonjë gjë me njëra-tjetrën hedhin thumba, ja ku kemi rastin e
Roza Latit që nuk druhet të drejtojë gishtin me emër e figurë tek
Megi Pojani.
Roza ka shprehur publikisht mendimin e saj lidhur me emisionet që janë duke u xhiruar paralelisht në
televizione të tjera dhe ekzaktësisht në ‘Top
Channel’, të cilat nuk kanë respektuar njësoj si ajo rregullat e pandemisë në studiot televizive.
“Ca po ndodh keshtu????? A S’ESHTE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE???? Jemi ne kohe pandemie dhe jemi nen presion qe denohemi me gjobe nese afrohemi fizikisht ne studio, ne ekran, nderkohe po shoh rubrika – dhe emisione te tjera ne
televizione te tjera qe po i lujn fenë duke qene ngjit e ngjit, e duke u preke e ferkuar….. CA DREQIN ESHTE KY MUHABET?????? A s’eshte ligji i barabarte per te gjithe, PO PYES EDHE NJEHERE????!!!!!”, ka shkruar
Roza në videon e publikuar në llogarinë e saj ku duket se ka shkëputur një pjesë të performancës së
Megi Pojanit me balerinët e ‘Top
Channel’.
Roza është në të drejtën e vetë, por çuditërisht këtë sezon nuk është e para
kundër Megit dhe nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një prezantuese të bëjë kaq njerëz
kundër sapo nis një program. Të shohim sa do bëhen deri në fund të sezonit.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 14:12