E FUNDIT/ Zjarr te konviktet e Qytet Studentit, digjet banesa pranë tyre (VIDEO)
Roza Lati dhe Ana Lika i futen politikës, kështu kanë vendosur ta quajnë partinë e re (FOTO LAJM)

Në emisionin e fundit të "Bukë me vete" nga Roza Lati, ka qenë e ftuar aktorja Ana Lika.

Teksa shkëmbenin batuta dhe të qeshura, Roza zbuloi se së bashku me Anën kanë vendosur të hapin një parti të re të quajtur pikërisht Ç.J ose ndryshe (Çafkat e Jugut).

Ana tha se ajo do të jetë kryetarja e partisë ndërsa Roza nënkryetarja dhe parashtroi ndryshimet që do bëjë nëse fiton.

“Në këtë parti njeriu gjen lirinë e vetë, është parti e bërë vetëm nga femra, një parti që operon në jug. Planet për këtë parti kanë nisur nga një fundjavë në plazhin e Dhërmiut. Unë mendoj të ngrij detin dhe ta bëj pistë patinazhi nga Saranda në Dhërmi”, tha Ana me humor.

Më pas Roza dhe Ana dolën në qytetin e Sarandës ku rrugës i kërkuan njerëzve vota për partinë e tyre duke i premtuar se jugu nuk do të jetë aktiv vetëm në verë, por edhe gjatë dimrit.




Shtuar më 22/08/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori