Ronela Hajati tall keq Young Zerkan (FOTO LAJM)

Lidhja e këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës ka kohë që përflitet në media edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pohuar gjë.

Gjithmonë në intervista ata i janë shmnagur pyetjeve dhe kanë refuzuar të përgjigjen.

Megjithatë në publik Ronela dhe Zerka shfaqen si dy miq shumë të mirë dhe së fundmi këngëtarja e ka ngacmuar paksa Zerkën.

Në një video të postuar në Instastory ajo tallet me këngën "Nona" që Young Zerka ka publikuar pak ditë më parë në bashkëpunim me Ledri Vulën.

Me një zë "sopranoje" Ronela këndon refrenin e këngës dhe në fund qesh. "Nona version profesional", shkruan këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2017, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori