Ferran Torres dhe Pedri nuk fluturojnë me ekipin për Superkupën e Spanjës

Barcelona udhëton për në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës të hënën, por Ferran Torres dhe Pedri nuk do të jenë në avion.

 

Dy lojtarët janë ende pozitiv në testin për COVID-19 dhe nuk do të jenë të disponueshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Blaugranave kundër Real Madridit të mërkurën, 12 janar.

 

Pedri do të kishte qenë në gjendje të luante nëse do të kishte rezultuar negativ, por Ferran ende nuk është regjistruar për shkak të problemeve të pagave të Barcelonës, pas lëvizjes së tij nga Manchester City./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 08:36