Roma prezanton Smalling dhe publikon fotot e 2 shqiptarëve të humbur (FOTO LAJM)

Mbrojtësi anglez Chris Smalling iu bashkua ditën e sotme klubit italian të Romës në formë huazimi.

Pas 9 sezonesh te Manchester Unajtid, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje, 29-vjeçari do të nisë një aventurë të re në Serinë A.

LEXO EDHE:
Tronditet Juventusi, dëmtohet lideri i ekipit në prag të supersfidës me Napolin
Pas çdo zyrtarizimi të një futbollisti të ri, drejtuesit e Romës, kanë ndërmarrë një nisëm të mrekullueshme, teksa krah lojtarit të ri, vendosin foton e njerëzvehumbur.


Në zyrtarizimin e Zapakostës ishte fotoja e shqiptares Bleona Mata, teksa këtë herë, në listën e të humburve janë 2 shqiptarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Kadri Rexhën dhe Oltjon Ceran, të dy të humbur në Britaninë e Madhe.
Shtuar më 30/08/2019, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori