Rojës i bie të fikët në paradë e ditëlindjes së Mbretëreshës (FOTO LAJM)

Ndoshta nga emocioni i fortë, ndoshta nga lodhja e tepërt. Tri ditët e festimeve për 90-vjetorin e Mbretëreshës Elizabet, në Londër kanë përfshirë jo vetëm përfaqësuesit e familjes mbretërore dhe autoritetet qeveritare, por edhe qindra rojet dhe ushtarakët e vënë në dispozicion për ceremonitë.

Gjatë kësaj parade fotografë të shumtë kanë kapur momentin kur njërit prej rojeve mbretërore i ka rënë të fikët në këmbët e madhërisë së saj. nRoja është rrëzuar në sytë e kolegëve dhe vetë mbretëreshës, që mori pjesë në ceremoni e veshur një kostum në ngjyrë jeshile.

Nuk është hera e parë që në ceremoni të tilla shumë impenjative dhe të lodhshme përsëriten këto skena. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori