Roberti nuk ndahet nga familja e Norës, pjesë e super festës së Era Istrefit (FOTO LAJM)

Era Istrefi festoi datëlindjen më 4 korrik, por festa për të duket se nuk ka ndalur ende. Nora ka menduar ta surprizojë motrën e vogël me një surprizë në shtëpinë e saj, ku nuk kanë munguar miq e të afërm.

Buzë pishinës, në oborr shihet një dekor plot me tollumbace rozë, mes të cilëve dallon “ERA”.

“U ktheva në shtëpi dhe ja se çfarë gjeta”, ka shkruar këngëtarja, në videon ku Renee duket më e emocionuar se kurrë për surprizën e përgatitur për tezen. Disa momente nga festa janë publikuar edhe nga Robert Berisha.

Ky i fundit kujdeset të mos mungojë në asnjë mbledhje familjare, duke treguar gjithmonë e më shumë se marrëdhënia e tij me Norën është tejet miqësore pas ndarjes – siç ka theksuar dhe ai vetë në çdo intervistë të mundshme.

Kujtojmë që Era po përgatit një këngë të re, pas një mungese në tregun muzikor. Ajo nuk ka zbuluar ende asnjë detaj nga projekti, por fansat po e presin me padurim.


Shtuar më 08/07/2020, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori