Bllako në burg, Pandeli Majko dorëzon në KQZ “vetëdeklarimin”, gati për në Kuvend

Pas Alqi Bllako u largua për shkak të arrestimit të tij nga SPAK për korrupsion me Inceneratorët, Pandeli Majko ka nisur procedurat për të marrë mandatin e lënë pas në Kuvend.

Mësohet se Majko sot ka dorëzuar formularin e Vetëdeklarimit në KQZ.

Në zgjedhjet e 25 Prillit të viit të kaluar, Majko ishte i renditur i 19-ti në listën e PS në kryeqytet, por nuk e fitoi mandatin e deputetit, duke mos arritur të “thyente” listën.

Majko ka përfituar nga mandati i lënë në mes nga Bllako pasi ka siguruar më shumë vota në krahasim me kandidatët e tjerë në listë. Tashmë pritet që KQZ të japë miratimin dhe të lejojë ish-Ministrin për Diasporën të japë kontributin e tij në Kuvend.